Transportuesit privatë në Shkup sërish i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre
- Transportuesit privatë i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre në shenjë revolte pasi që edhe në seancën e sotme të Qytetit të Shkupit nuk është shqyrtuar kërkesa e tyre për rritjen e taksës për kilometër.
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Transportuesit privatë i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre në shenjë revolte pasi që edhe në seancën e sotme të Qytetit të Shkupit nuk është shqyrtuar kërkesa e tyre për rritjen e taksës për kilometër.
Sipas informacioneve, nisma e transportuesve privatë është dorëzuar dje rreth orës 15:30 deri te kryetari i Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski. Ai në seancën e sotme informoi se nisma është dërguar vonë që të kyçet në rendin e ditës të seancës.
"Nisma është dorëzuar vonë që të kypet në këtë seancë. Nismat dorëzohen te kryerja për mendim, gjë që nuk ka qenë rasti me këtë. Ajo do të dorëzohet sot deri te kryetarja Arsovska. Pasi që do të shqyrtohet nga ana e saj, nisma duhet të kthehet në Këshill", sqaroi kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Sllaveski.
Nga Qyteti i Shkupit reaguan se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë refuzuar ta vendosin në rend dite me kërkesë të transpotuesve privatë, me të cilën ata kërkojnë rritje të kompensimit për transportin publik, me qëllim që të thellohet kriza dhe të rritet kaosi. mb/
Foto: MIA