• e enjte, 26 dhjetor 2024

Transporti publik në Shkup të hënën do të qarkullojë sipas orarit të së dielës

Transporti publik në Shkup të hënën do të qarkullojë sipas orarit të së dielës

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Për shkak të festës shtetërore 23 Tetori- Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë, të hënën, transporti publik do të qarkullojë sipas orarit të së dielës, do të punojnë dy pika për shitjen e biletave, ndërsa Teleferiku do të funksionojë si zakonisht prej ores 10:00 deri në orën 18:00, kanë njoftuar sot paradite nga NQP Shkup.

"Pikat për shitjen e biletave në Qendrën transportuese në dalje dhe në Gjorçe Petrov do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00. Teleferiku do të funksionojë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ndërsa në ora 17:00 - 17:30 do të jetë vozitja e fundit nga poshtë lart, gjegjësisht në orën 17:45 është vozitja e fundit nga lartë poshtë", potencohet në njoftim. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR