• e shtunë, 23 nëntor 2024

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Për shkak të festës së 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës, sot transporti publik në Shkup do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës.

Nga NPQ Shkup informojnë se teleferiku do të punojë me orar të zakonshëm, ndërsa kujdestare do të jenë dy biletari. Prej orës 7:00 deri në orën 14:00 do të punojnë biletaritë në Qendrën e transportit dhe ajo në Gjorçe Petrov.

 Nga ndërmarrja publike shtojnë se teleferiku do të punojë dy orë më shumë se deri më tani, përkatësisht prej 10:00 deri në orën 20:00.

Orari i punës është në pajtim me Vendimin për orar të punës së Teleferikut gjatë periudhës maj - shtator. ab/

foto МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR