• e shtunë, 23 nëntor 2024

Transporti publik në Shkup nesër sipas orarit të së dielës

Transporti publik në Shkup nesër sipas orarit të së dielës

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - NQP Shkup kumtoi se nesër, për shkak të festës shtetërore 23 Tetori - Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me orar të së dielës.

Kujdestare do të jenë biletaritë dhe qendrat për personalizim (të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00) në Qendrën e Transportit, Gjorçe Petrov dhe Tregu i Gjelbërt.

Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pas çka me udhëtimin e fundit nga poshtë për te lartë në orën 17-17:30, ndërsa në orën 17:45 udhëtimi i fundit nga lart poshtë. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR