• e premte, 27 dhjetor 2024

Transporti publik me regjim të ndryshuar për disa linja sot deri në 12, nesër autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit dimëror, ndërsa të enjten sipas itinerarit të së shtunës

Transporti publik me regjim të ndryshuar për disa linja sot deri në 12, nesër autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit dimëror, ndërsa të enjten sipas itinerarit të së shtunës

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ndërmarrja Publike Qarkulluese Shkup informon se sot prej orës 9 deri në orën 12, për shkak të mbajtjes së provës gjenerale në lidhje me Këshillin e 30-të Ministror të OSBE-së, disa rrugë do të jenë të mbyllura, prandaj për këto shkaqe një pjesë e linjave nga transporti publik do të qarkullojnë me regjim të ndryshuar nga ai i zakonshmi, përderisa nesër, gjatë mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së, transporti publik do të qarkullojë si zakonisht, sipas itinerarit dimëror, ndërsa të enjten autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës. 

Trase të ndryshuara sot deri në orën 12 kanë linjat 7, 8, 15, 15А, 18, 19, 21А, 26, 29, 59, dhe 118, ndërsa ky regjimi do të vlejë në të dyja kahjet e lëvizjes. 

Linjat 8 dhe 15A - nga ura "Goce Dellçev" në vend se nëpër bulevardin "Ilinden", do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane". Regjimi i cekur do të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes.

Linjat 7, 15, 19, 26, 29 dhe 59 - në vend se në terminalet e fundit në Karposh 3 dhe Karposh 4, do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane", pastaj djathtë nëpër rrugën "Nikolla Parapunov" (televizioni i vjetër) ku nuk presin, por menjëherë do të vazhdojnë në të djathtë nëpër bulevardin "Ilinden", më pas nëpër rrugën "Ljubljanska", e më pas me kthesë në të majtë do të vazhdojnë nëpër bulevardin "Aradhat partizane".

Linjat 18, 21A dhe 118 - nga bulevardi "Kërste Petkov Misirkov" do të vazhdojnë drejtë në drejtim të Bit Pazarit, më pas nëpër bulevardin "Nikolla Karev" (Rruga e plastikave) dhe prej "Momin potok" do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të rregullta drejt stacioneve të fundit. Regjimi i cekur do të vlejë në të dy kahjet e lëvizjes.

Të gjitha biletaritë dhe qendrat për personalizim të mërkurën do të punojnë prej orës  6:30 deri në orën 13, ndërsa të enjten nuk do të punojnë, përderisa teleferiku gjatë gjitha ditëve do të punojë zakonisht, prej orës 10 deri në orën 17. 

Nga NQP do të japin informacione shtesë gjatë ditës në lidhje me ndryshime shtesë të cilat mund të vijojnë rreth itinerarit të transportit publik në Shkup, gjatë kohëzgjatjes së Samitit të OSBE-së. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR