• e diel, 06 tetor 2024

Trampi-Bajdenit: Izraeli duhet ta sulmojë infrastrukturën bërthamore iraniane

Trampi-Bajdenit: Izraeli duhet ta sulmojë infrastrukturën bërthamore iraniane

Uashington, 5 tetor 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë ka deklaruar se Izraeli duhet ta sulmojë infrastrukturën bërthamore të Iranit, pasi presidenti aktual demokrat Xhao Bajden tha se nëse ai do të ishte në vendin e Izraelit do të "mendonte" nëse duhet të sulmohen impiantet iraniane të naftës.

Tensionet midis Iranit dhe Izraelit janë të larta pasi Izraeli shqyrton opsionet se si t'i kundërpërgjigjet sulmit me raketa balistike ndaj Teheranit që Irani i filloi të martën si përgjigje të aksionit ushtarak të Izraelit në Liban.

Më herët mbrëmë, Bajden tha se nëse do të ishte në vendin e Izraelit, ai do të "mendonte alternativa për të sulmuar objektet e naftës", duke shtuar se Izraeli nuk kishte vendosur ende se si do të përgjigjej dhe se "ende po diskutohej".

Më vonë në Karolinën e Veriut, Tramp e kritikoi Bajdnein dhe shkoi një hap më tej, duke sugjeruar që Izraeli së pari duhet të "shënjestrojë infrastrukturën bërthamore" dhe "të kujdeset për pjesën tjetër më vonë", raportuan mediat franceze. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR