• e diel, 12 prill 2026

Trampi paralajmëroi sulme të reja ndaj Iranit nëse dështojnë bisedimet në Pakistan

Trampi paralajmëroi sulme të reja ndaj Iranit nëse dështojnë bisedimet në Pakistan

Uashington, 10 prill 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ushtria e SHBA-së po përgatitet për sulme të reja ndaj Iranit nëse bisedimet të cilat fillojnë në Pakistan nuk sjellin marrëveshje përfundimtare. 

Në intervistë për “Nju Jork post”, Trampi theksoi se përgatitjet ushtarake janë në vijim dhe se anijet amerikane po pajisen me armatim më modern. 

"Po e nisim gjithçka nga e para. Po i ngarkojmë anijet me municionet më të mira dhe armët më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje, do t'i përdorim ato në mënyrë shumë efektive", kërcënoi presidenti amerikan.

Paraprakisht, Trampi në rrjetin social “Truth Soushëll” (Truth Social) paralajmëroi “rifillimin më të fuqishëm të botës”. Nënpresidenti i tij Xhej Di Vens tashmë ka udhëtuar për Islamabad, ku nesër duhet ta kryesojë ekipin amerikane në bisedimet kyçe me palën iraniane. 

Uashingtoni dhe Teherani të martën shpallën armëpushim dyjavësh pas luftës katërditore, në të cilën Trampi paraprakisht u kërcënua me shkatërrim të plotë të civilizimit iranian. Çdo ripërtëritje e armiqësive drejtpërdrejt do ta rrezikonte sigurinë e lundrimit ndërkombëtar përgjatë Ngushticës së Hormuzit. fc/

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR