Trampi: Një "flotë e madhe" është rrugës drejt Iranit
- – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi dje se një “flotë e madhe” po niset drejt Iranit, pasi vazhdimisht e kërcënonte Teheranin me ndërhyrjen e SHBA-së në kushte të mbytjes së dhunshme të protestave atje.
- Post By Fitore Curri
- 08:37, 23 janar, 2026
Davos, 23 janar 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi dje se një “flotë e madhe” po niset drejt Iranit, pasi vazhdimisht e kërcënonte Teheranin me ndërhyrjen e SHBA-së në kushte të mbytjes së dhunshme të protestave atje.
“Kemi një flotë të madhe e cila lëvizë në atë drejtim”, u tha Trampi gazetarëve derisa kthehej në Uashington nga Forumi Ekonomik Botëror në qytetin zviceran Davos. Dhe ndoshta nuk do të duhet ta shfrytëzojmë ... kemi shumë anije që shkojnë në atë drejtim, për çdo rast, kemi flotë të madhe që shkon në atë drejtim dhe do të shohim çka do të ndodhë. Kemi forcë të madhe që shkon drejt Iranit. Më mirë do të doja të mos shoh të ndodhë diçka, por i ndjekim me shumë kujdes”, tha Trampi për Iranin.
Sipas raporteve të mediave amerikane, Uashingtoni për momentin e fuqizon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe shpërndarje të aeroplanmbajtësit USS Abraham Linkoln dhe disa anije shoqëruese.
Aeroplanmbajtësi i centralit bërthamor zakonisht transporton disa mijëra ushtarë dhe dhjetëra aeroplanë luftarakë, ndërsa është i shoqëruar nga shkatërruesit e marinës. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për shpërndarjen nga Pentagoni.
Protestat filluan në Teheran në fund të dhjetorit si protesta të tregtarëve për shkak të rënies së ashpër të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, para se të zhvillohen në kryengritje kombëtare kundër sistemit autoritar të Republikës Islamike.
Forcat e sigurisë reaguan me dhunë, ndërsa aktivistët thanë se më shumë se 4.500 protestues u konfirmuan të vdekur, ndërsa mijëra të tjerë janë ende nën hetim. Shifrat e sakta nuk janë në dispozicion dhe pretendime të tilla janë të vështira për t'u verifikuar. Autoritetet iraniane të mërkurën e publikuan numrin zyrtar të të vdekurve në 3.117, përfshirë forcat e sigurisë. fc/
Foto: EPA