• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trampi në epërsi bindëse në anketat mes republikanëve

Trampi në epërsi bindëse në anketat mes republikanëve

Uashington, 1 gusht 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donalld Tramp, është në epërsi bindëse mes rivalëve për nominimin republikan presidencial, me dallim orej 37 për qind në raport me kandidatin e dytë të plasuar, guvernatorin e Floridës, Ron De Santis, tregon anketa më e re e "Njujork Tajms" dhe kolexhit "Siena".

Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se Trampi ka mbështetje prej 54 për qind të votuesve republikanë, prëderisa 17 për qind prej tyre do të votonin për DeSantis. Të gjithë kandidatët e tjerë kanë mbështetje republikane prej tre e më pak për qind.

Sipas gazetës amerikane, Trampi është në epërsi pothuajse tek secili grup dhe rajon demografik dhe në të gjitha krahët ideologjik të partisë.

"Trampi është në epërsi të madhe mes grave dhe burrave, votuesve më të rinj dhe më të moshuar, votuesve të matur dhe atyre konservativë, atyre me diploma fakulteti dhe atyre pa to, në qytete, paralagje dhe rajone rurale", thekson "Njujork Tajms".

Njëkohësisht, një shumicë e madhe e republikanëve apo 58 për qind deklaruan se Trampi është kandidati i cili mund ta mposhtë presidentin aktual të SHBA-së, Xho Bajden. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR