• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trampi me komente kontroverse: Gaza mund të jetë më e mirë se Monako

Trampi me komente kontroverse: Gaza mund të jetë më e mirë se Monako

Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) - Donald Tramp, kandidati për president të SHBA-së nga partia Republikane, shkaktoi reagime të mëdha me propozimin e tij për rindërtimin e Gazës, duke komentuar situatën në Lindjen e Mesme.

Tramp, duke folur me gazetarët, deklaroi se një Gazë e rindërtuar mund të ishte më e mirë se Monako dhe të paraqesë strehim mesdhetar për super të pasurit.

“Gaza mund të jetë më e mirë se Monako,” u përgjigj Tramp. “Ajo ka vendndodhjen më të mirë në Lindjen e Mesme, ujin më të mirë, gjithçka më të mirë”.

Komentet e Trampit i bëjnë jehonë atyre të dhëndrit të tij Xhered Kushner i cili tha në shkurt se “prona në bregdetin e Gazës… mund të jetë shumë e vlefshme”.

"Pronat në brigjet e Gazës mund të jenë shumë të vlefshme nëse njerëzit fokusohen në ndërtim. Nëse mendojmë për paratë të cilat shpenzohen për rrjetet e tunelit dhe municionit të Hamasit, ndërsa në vend të kësaj investohen në arsim apo inovacion, gjë që mund të bëhet?", deklaroi Kushner. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR