• e mërkurë, 25 shtator 2024

Tramp: Zelenski dëshiron që demokratët të fitojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Tramp: Zelenski dëshiron që demokratët të fitojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Uashington, 24 shtator 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Tramp deklaroi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dëshiron që demokratët të fitojnë në zgjedhjet në të cilat ai do të përballet me nënpresidentën demokrate Kamala Haris, transmetuan mediat britanike.

"Mendoj se Zelenski është biznesmeni më i madh në histori. Sa herë që vjen në vend, ai largohet me 60 miliardë dollarë", tha Tramp në një tubim në Pensilvani.

“Ai dëshiron dëshpërimisht që ata të fitojnë këto zgjedhje, sepse unë do ta kisha bërë ndryshe, do të kisha negociuar paqe”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Tramp tha se nëse ai fiton zgjedhjet, ai do t'i bëjë thirrje presidentit rus Vladimir Putin dhe Zelenskit që të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

Shtabi i Haris nuk iu përgjigj menjëherë komenteve të Trampit, ndërsa i nuk dha detaje për planin e tij të paqes. Sipas anketave, dy kandidatët janë në një garë të ngushtë për hyrje në Shtëpinë e Bardhë.

Zelenski mbërriti në SHBA të dielën për të marrë pjesë në seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe u bëri thirrje partnerëve të tij që të ndihmojnë në arritjen e një "fitore të përbashkët për një paqe vërtet të drejtë".

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë ofruar miliarda dollarë ndihmë për këtë vend, ndërsa kanë vendosur disa pako sanksionesh kundër Moskës.

Ndihmën nga SHBA-ja për Ukrainën, Trampi rregullisht e quan humbje parash dhe refuzon të thotë se dëshiron që Ukraina të fitojë. ls/ 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR