• e premte, 27 shtator 2024

Tramp tha se "sipas gjitha gjasave" do të takohet me Zelenskin javën e ardhshme

Tramp tha se

Uashington, 19 shtator 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp dje deklaroi se "sipas gjitha gjasave" do të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin i cili do të jetë në SHBA javën e ardhshme për të folur në një takim në Këshillin e sigurisë së KB-së në lidhje me luftën e Rusisë në vendin e tij.

"Sipas gjitha gjasave, po", tha Trampi kur u pyet nëse do të takohej me liderin ukrainas javën e ardhshme, por nuk dha detaje shtesë.

Në muajt ​​e fundit, disa liderë të tjerë botërorë të cilët kanë vizituar SHBA-në për samite dhe takime me presidentin Xho Bajden, kanë realizuar takimi edhe me Trampin.

Kandidati republikan për president do të përballet me zëvendëspresidenten demokrate, Kamala Haris në zgjedhjet e 5 nëntorit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR