Tramp: Nëse fitoj, do ta deportoj princin Hari nëse ka gënjyer në aplikacionin për vizë
- Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për pozicionin e zgjedhjeve në nëntor, në një intervistë për prezantuesin e televizionit Xhi bi njuz (GB njuz), Nejxhel Farazh ka njoftuar se duka e Saseksit, princi Hari nuk do të marrë "privilegje të veçanta" nëse ka gënyjer për përdorimin e drogës në aplikacionin e tij për vizë.
- Post By Melahat Baftija
- 13:08, 19 mars, 2024
Uashington, 19 mars 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për pozicionin e zgjedhjeve në nëntor, në një intervistë për prezantuesin e televizionit Xhi bi njuz (GB njuz), Nejxhel Farazh ka njoftuar se duka e Saseksit, princi Hari nuk do të marrë "privilegje të veçanta" nëse ka gënyjer për përdorimin e drogës në aplikacionin e tij për vizë.
Princi Hari nga viti 2020 qëndron në SHBA, ku jeton në vilën Montesito me bashkëshorten Megan Markël, dy fëmijët e tyre Arçi dhe Lilibet.
Në autobiografinë e tij "Rizerv" ("Reserve"), princi Hari zbuloi se ka përdorur drogë. Në libër ai ka pranuar se ka përdorur kokainë, kanabis dhe kërpudha psikodelike.
Gjatë intervistës, e cila do të tranmetohet sot e plotë në televizionin britanik, Farazh e pyeti Donald Trampin nse hari duhet të gëzojë "privilegje të veçanta" nëse vërtetohet se nuk e ka thënë të vërtetën.
"Do të duhet të shohim nëse (autoritetet) dinë diçka për dorgën dhe nëse ka gënyjer do të duhet të ndërmarrin masa përkatëse, u përgjigj Tramp, edhe pse nuk tha qartë se çfarë masash duhet të jenë ato.
Më parë ish-presidenti amerikan deklaroi se "nuk do ta mbrojë" Harin për shkak se "e ka tradhtuar mbretëreshën".
Hari pranoi se ka përdorur kokainë dhe marihuanë në të kaluarën. Në një rast deklaroi se kanabisi i ka ndihmuar që ta mjekojë traumën nga vdekja e nënës së tij.
Princi tha se ka përdorur ajahuaska, medikament psikodelik, duke thënë se e kupton që nëna e tij dëshiron që ai të jetë "i lumtur".
Çdokush që aplikon për viza për jetesë dhe punë në Amerikë duhet të përgjigjet me "po" ose "jo" në pyetjen: "A jeni apo keni qenë ndonjëherë narkoman ose i varur nga droga?"
Aplikacioni për vizë amerikane i Harit në mars të vitit 2020 mund të tregojë se ai ka shënjuar në katrorin "jo" në pyetjen nëse ka përdorur drogë. mb/
Foto: MIA