• e martë, 16 dhjetor 2025

Tramp e përcaktoi fentanilin opioid si "armë për shkatërrim në masë"

Tramp e përcaktoi fentanilin opioid si

Uashington, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje e përcaktoi fentanil opoioidin sintetik si  "armë për shkatërrim në masë" si pjesë e përpjekjeve për përballje me krizën vijuese me drogën në SHBA.

"Zyrtarisht e klasifikojmë fentanilin si  armë për shkatërrim në masë, që në fakt është. Asnjë bombë nuk e bën atë që e bën kjo drogë", tha Tramp derisa e nënshkroi dekretin në Uashington.

DPA transmeton se Tramp me këtë rast ka thënë se qindta mijëra njerëz vdesin çdo vit nga keqpërdorimi i fentanilit.

Fentanili është ilaç i fuqishëm kundër dhimbjeve që përdoren në mjekësi për kurimin e dhimbjes së madhe dhe në anestezion, por shkakton varësi të madh. Tramp tha se vetë substanca në natyrën e saj nuk është e keqe, por mund të keqpërdoret kur përzihet me substanca tjera.

Opiodi shkatkon krizë serioze me drogën në SHBA. Fentanili është deri në 50 herë më i fuqishëm se heroina, ndërsa mbidoza mbetet shkaku kryesor për vdekjen tek qytetarët amerikanë të moshës nga 18 deri në 44 vjeç, tregojnë të dhënat zyrtare. Vetëm disa miligramë mund të jenë fatale, thonë autorietet.

Mbetet e paqartë se çfarë ndikimi praktik do të ketë ky përcaktim i Trampit. Në dekretin ekzekutiv thuhet se administrata do të hulumtojë nëse situata kërkon përfshitrje të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përdorimin e mundshëm të forcave ushtarake. Ushtria amerikane tashmë zbaton operacion kundër narkotikëve në Karaibe..

Sipas përkufizimeve të Kombeve të Bashkuara, armët e shkatërrimit në masë përfshijnë armët bërthamore, biologjike dhe kimike. Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) gjithashtu i konsideron armët radiologjike dhe shpërthyese si të afta të shkaktojnë dëme të gjera në njerëz, pronë dhe infrastrukturë, kujton agjencia gjermane. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR