Tramp e nominoi të besueshmin Kash Patel për shef të FBI-së
- Presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp ka për qëllim ta emërojë bashkëpunëtorin e besueshëm, Kash patel për drejtor të ardhshëm të FBI-së, deklaroi vetë ai mbrëmë.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:41, 1 dhjetor, 2024
Uashington, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp ka për qëllim ta emërojë bashkëpunëtorin e besueshëm, Kash patel për drejtor të ardhshëm të FBI-së, deklaroi vetë ai mbrëmë.
Tramp në rrjetin e vet social "E vërteta" mbrëmë e paralajmëroi ish-këshilltarin dhe funksioanrin e Pentagonit, i cili ishte kritik i punës së agjencisë federale hetimore dhe është i njohur për qëndrimet e tij kundërthënëse për "shtetin e thellë" qeveritar, si zgjedhje të tij për këtë funksion.
Drejtori aktual i FBI-së, Kristofer Vrej, prej vitit 2017 është në funksion dhe është emërua me mandat 10-vjeçar, që do të thotë se ose do të duhet të japë dorëheqje ose do të ndërrohet.
FBI nën kryesimin e Brej, i cili ishte emëruar nga Trampi, e hetonte presidentin e ardhshëm, që shkaktoi mllef tek Trampi.
"Kash është avokat i shkëlqyeshëm, hetues dhe luftëtar për 'Amerikën në rend të parë', i cili e kaloi karrierën e vet duke zbuluar korrupsionin, duke e mbrojtur drejtësinë dhe duke e mbrojtur popullin amerikan", shkroi Tramp në "Truth Social".
Patel, si mbrojtës i zellshëm i presidentit të sapozgjedhur, e mbështetë idenë kokëforte republikane për anti-Tramp "shtetin e thellë" - gjoja burokratë qeveritarë të cilët prapa skenës punojnë kundër Trampit, e madje ai shkroi edhe libër me këtë temë.
Si djali i emigrantëve indianë, Patel pati disa pozita të larta gjatë mandatit të parë të Trampit, përfshirë edhe pozitën e këshilltarit për siguri nacionale dhe shef i kabinetit të sekretarit të Mbrojtjes. ab/
foto: Skrinshot nga JuTjub