• e enjte, 09 prill 2026

Tramp: Afati i nesërm për arritjen e paqes me Iranin është përfundimtar

Tramp: Afati i nesërm për arritjen e paqes me Iranin është përfundimtar

Uashington, 6 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se afati deri nesër, deri ora 20:00 sipas kohës lindore, të cilin e ka parashtruar për Iranin për të arritur marrëveshje paqesore, është përfundimtar.

Në fjalimin para Shtëpisë së Bardhë, Trampi deklaroi se propozimi iranian për arritjen e paqes është i rëndësishëm, por jo mjaftë i mirë.

Paraprakisht sot, në përgjigje të dërguar deri te Pakistani, ndaj propozimit të SHBA-së për armëpushim, Teherani hodhi poshtë mundësinë për armëpushim dhe theksoi nevojën për një "përfundim të përhershëm të luftës, duke respektuar qëndrimet e Iranit".

Në përgjigjen prej 10 pikave, janë radhitur numër i madh kërkesash të Teheranit, duke përfshirë përfundimin e konflikteve në rajon, krijimin e një protokolli për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe kthimin dhe heqjen e sanksioneve.

"Aksios" paraprakisht kumtoi, duke iu referuar burimeve amerikane, izraelite dhe rajonale, se SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësuesit rajonalë bisedojnë për armëpushim potencial 45-ditor, si pjesë të marrëveshjes në dy faza që mund të sjell deri në fund të përhershëm të luftës.

Trampi dje deklaroi se SHBA-ja do t'i sulmojë elektranat dhe urat iraniane të martën në ora 20:00 sias kohës lindore nëse nuk arrihet marrëveshje dhe Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.

Ai në fjalimin e sotëm tha se Irani nuk guxon të posedojë armë bërthamore, duke thënë se kjo "nuk mund të jepet njerëzve të çmendur".

Presidenti amerikan tha se nëse do të varej prej tij, do të vazhdonte luftën për të marrë naftën iraniane, por shtoi se opinioni po i bën presion që t’i jepte fund konfliktit.

“Nëse do të varej prej meje, do ta merrja naftën, do ta mbaja naftën, do të fitonim shumë para”, tha ai.

Megjithatë, Tramp shtoi se populli amerikan dëshiron që lufta të përfundojë dhe se ai don t’i “bëjë ata të lumtur”. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR