• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trajkovski: Produktet ushqimore bazë nuk do të shtrenjtohen

Trajkovski: Produktet ushqimore bazë nuk do të shtrenjtohen

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Qytetarët të jenë të qetë, çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten, njoftoi sot drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski.

Inspektorati, vlerësoi Trajkovski në deklaratën me shkrim për mediat do të vazhdojë të veprojë sipas vendimeve të Qeverisë dhe do të kontrollojë nëse në markete te produktet përkatëse është e vendosur shenja “çmim i garantuar”.

Drejtori kujton se ai që nuk respekton vendimet e qeverisë për uljen e çmimeve do të gjobitet

"Duke pasur parasysh reagimet e qytetarëve, publikut të gjerë në lidhje me informacionet për rritjen e çmimeve që janë bërë publike këto ditë, njoftojmë se rritje të çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk do të ketë, ndërsa Inspektorati i tregut do të vazhdojë të veprojë në bazë të vendimeve tashmë të miratuara të Qeverisë për uljen e çmimeve. Do të kontrollojmë nëse qëndron shenja 'çmime të garantuara' dhe nëse respektohen dispozitat e tjera të vendimeve që u referohen shitësve me pakicë dhe shumicë. Qytetarët të jenë të qetë. Çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten, mundet vetëm të reduktohen. Inspektorati i tregut do të vazhdojë të veprojë për vendimet për uljen e çmimeve që tashmë janë marrë. Ai që nuk do t'i respektojë vendimet, do të dënohet pa selektim. Qytetarët janë në vendin e parë, ndërsa ne jemi këtu që ta mbrojmë standardin e tyre", theksoi Trajkovski. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR