• e hënë, 08 korrik 2024

Trajkovski: Kontaktuam me komunat përreth, ndihma është rrugës

Trajkovski: Kontaktuam me komunat përreth, ndihma është rrugës

Dellçevë, 8 qershor 2023 (MIA) - Kemi kontaktuar me komunat përreth, ndihma për pompat e ujit është në rrugë e sipër dhe po presim, jemi organizuar, dimë se ku t'i drejtojmë këto pompa. Banorëve të cilëve u janë përmbytur shtëpitë mund të telefonojnë në numrin 193 në shërbimin zjarrfikës, tha për MIA, kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, pas stuhisë së fortë që goditi Dellçevën dhe rrethinën.

Ai bën të ditur se disa rrugë janë përmbytur, në njërën prej tyre është shembur asfalti, ndërsa në terren janë ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, ndërmarrjes komunale “Rrugët e Maqedonisë”.

Policia që rregullon komunikacionin është këtu, shtoi ai, për të vënë në funksion qytetin sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndihmuar njerëzit ku shtëpitë janë të përmbytura.

"Reshjet me atë intensitet me të cilin kanë qenë për një orë e disa minuta, nuk ka kanalizim atmosferik që mund t'i thithë, tha ndër të tjera Trajkovski.

 

Drejtori i Ndërmarrjes Komunale Stojçe Stojkovski sqaroi se për shkak të keqfunksionimeve është e mundur që disa vendbanime të jenë pa ujë të pijshëm gjatë natës.

Trajkovski dhe Stojkovski rekomandojnë qytetarët që tash për tash të blejnë ujë për pije. ls/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR