• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trajanovski: Në pikë-pagesa në muajin gusht është paguar shumë rekorde prej 7.804.840 eurove

Trajanovski: Në pikë-pagesa në muajin gusht është paguar shumë rekorde prej 7.804.840 eurove

Shkup, 3 gusht 2024 (MIA) -  Në gusht të këtij viti në pikë-pagesa janë paguar 7.804.840 euro, që paraqet pagesë rekorde mujore. Krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar janë paguar 241.329 euro më shumë, informon drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH), Koce Trajanovski, i cili sot e vizitoi Qendrën operative në Petrovec, kumtoi shërbimi për shtyp i NPRRSH-së.

Trajanovski ishte informuar se vazhdon trendi i rritjes së të ardhurave në bazë të pagesës së taksës rrugore.

Qendra operative në Petrovec paraqet tërësi multifunksionale përmes së cilës monitoprohet puna e të gjitha pikë-pagesave dhe të shitha aktiviteteve lidhur me pagesën e taksës rrugore.

Drejtori Trajanovski në hapëlsirën VideoWall bisedoi me të punësuarit, me ç'rast, siç qëndron në kumtesë, ka kërkuar profesionalizëm më të madh dhe ërkushtim në punë.

Trajanovski rrealizoi takim edhe me përgjegjësit e stacioneve paguese të ciltë e njoftuan me problemet e prëditshme me të cilat përballen dhe prej të cilëve, qëndron në kumtesë, pret, gjithashtu përkushtim maksimal dhe profesionalizëm në kryerjen e punëve. Kërkoi edhe angazhim mët ë madh nga ana e shërbimeve profesionale dhe ndërmarrje të masave më aktive për ulje të numrit të automjeteve të cilat e shmangin pagesën e taksës rrugore, si dhe procesuim të evitimit të pagesës përmes faturimit adekuat dhe dërgesës së faturave për taksë rrugore të papaguar drejt sjfrytëzuesve të shërbimeve në autostradë të cilët nuk paguajnë taksë rrugore. 

Nga fillimi i këtij viti, për periudhën janar-gusht të këtij viti është realizuar qarkullim i përgjithshëm nga pagesa e taksës rrugore, mbushje, shitjr të pajisjeve dhe pagesë nga kalimet nga Open Ballkan në vlerë prej 45.079.748 euro.

Prej fillimit të pagesës elektronike, ndërkaq, prej 3 korrikut 2019 deri më 1 shtator të këtij viti janë shitur 33.620 Mtag pajisje dhe 195.825 МSmart kartela, apo gjithsej 229.455 pajisje elektronike. ab/

foto: NPRRSH

QËNDRONI TË LIDHUR