• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trajanovski: Me kompresorët e jashtëm deri tani janë kryer 70 operacione, puna ngadalë do të kthehet në normalitet

Trajanovski: Me kompresorët e jashtëm deri tani janë kryer 70 operacione, puna ngadalë do të kthehet në normalitet

Shkup, 6 qershor, (MIA) - Drejtori i ISHP Klinika Universitare për Traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezione, reanimacione dhe trajtime intensive dhe qendra emergjente (TOARBIQU), Aleksandar Trajanovski sot deklaroi se me sigurimin e kompresorëve të jashtëm të klinikave kirurgjikale deri më tani janë kryer 70 operacione dhe shprehu besim se gjërat dalëngadalë do të kthehen në normalitet pas problemit me furnizimin me gaz të kompresuar nga stacioni qendror i kompresorit të Klinikës dhe mbylljes së sallave kirurgjike.

Trajanovski tha se TOARBIQU disponon me gjashtë salla operative, dy në Traumatologji, ndërsa katër në Klinikën për sëmundje ortopedike, duke theksuar se po punohet me intensitet të reduktuar.

"Me sigurimin e kompresorëve të jashtëm, deri tani janë kryer rreth 70 operacione. Gjysma në Klinikën për Traumatologji, gjysma në Klinikën së Ortopedisë. Punojmë me intensitet të reduktuar. Nëse më herët gjatë ditës kemi operuar të themi në klinikën e Ortopedisë rreth 15 raste, tani në një sallë me dy turne mund të arrijmë maksimum shtatë deri tetë raste dhe përparësi kanë pacientët me sëmundje malinje, si dhe me fraktura, por, gjithsesi, operohen edhe pacientët të cilët janë në listën elektive të pritjeve", theksoi Trajanovski.

Ai theksoi se lista për pritje ka pasur edhe më herët, para se të lajmërohet problemi me sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike në Shkup. Beson se, siç tha, dalëngadalë punët do të kthehen në normalitet.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva pardje deklaroi se është arritur marrëveshje që të funksionojë një në vend të dy sallave operative, por, në dy turne, me çka praktikisht do ta marrin kapacitetin pothuaj të mjaftueshëm të sallave kirurgjikale.

"Me urdhrin që kanë marrë dje klinikat kirurgjikale, u ngarkuan me organizimin e punës në dy turne, të gjitha për të zgjatur periudhën e ndërhyrjeve në një sallë, pasi kemi numër të kufizuar kompresorësh të jashtëm që mund të përdoren nga sallat operative", theksoi Manoleva të martën.

Ajo kërkoi nga drejtorët që të paraqesin raporte për ndërhyrjet e kryera urgjente, intervenimet elektive, të bëra në çdo nga klinikat ndaras.

Ajo tha se lënda është në Prokurorinë publike dhe do t'ua lë institucioneve kompetente që ta kontrollojnë dhe të thonë se ku qëndron përgjegjësia. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR