• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trajanov pohon se po përgatitet ligj i ri për amnisti në mënyrë që të votohet për ndryshimet kushtetuese, nga LSDM mohojnë

Trajanov pohon se po përgatitet ligj i ri për amnisti në mënyrë që të votohet për ndryshimet kushtetuese, nga LSDM mohojnë

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov sonte deklaroi se po përgatitet ligj i ri për amnisti me qëllim të sigurimit të votave për ndryshimet kushtetuese.

"Po e përgatisin LSDM dhe BDI. Janë pëlrfshirë ekspertë, prokurorë, avokatë... Është bërë kontroll i veprave penale për të cilat janë dënuar ish-bartës të funksioneve publike, janë përfshirë të gjitha veprat lidhur me ata të cilët janë dënuar për 27 Prillin e vitit 2017 dhe me siguri ka edhe vepra me të cilat janë përfshirë edhe disa nga bartësit aktual të funksioneve publike për të cilat po zhvillohet procedurë", deklaroi Trajanov në emisionin "Vetëm e vërteta" në Televizionin Kanal 5.

Sipas Trajanovit, me këtë ligj do të përfshihen të gjitha rastet që i hapi Prokuroria speciale publike, të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, si dhe disa nga funksionarët e pushtetit aktual ndaj të cilëve po zhvillohen procedura penale.

Nga LSDM mohuan se po përgatitet një ligj i tillë.

"As Gruevski, as ndonjë nga kriminelët e VMRO-DPMNE-së nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Absolutisht nuk dakordohem se dikush mendon, dëshiron apo do të mbështeste amnisti për krimet që i bënin për 11 vite funksionarët e VMRO-DPMNE-së", deklaroi Nenad Kociq nga LSDM në emisionin e njejtë. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR