• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trajanov: LD nuk do ta mbështesë rikonstruimin e Qeverisë dhe nuk do të jetë pjesë e shumicës

Trajanov: LD nuk do ta mbështesë rikonstruimin e Qeverisë dhe nuk do të jetë pjesë e shumicës

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Në bazë të analizës së përgjithshme të seancave të sotme të Kryesisë dhe Këshillit qendror të Lidhjes Demokratike, partia ka marrë vendim që të mos e mbështesë rikonstruksionin e Qeverisë dhe të mos jetë pjesë e shumicës parlamentare, deklaroi sonte kryetari i LD-së, Pavle Trajanov.

Megjithatë, siç theksoi ai në konferencën për shtyp në selinë e partisë, LD do të vazhdojë të mbështesë dhe të inicojë projekte që nënkuptojnë zbatimin e standardeve evropiane. Trajanov theksoi se janë të vendosur për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

"Konstatuam se qëllimet tona programore të përcaktuara nga organet dhe trupat tona partiake që para zgjedhjeve ishin të rreshtuara me LSDM-në, nuk janë realizuar. Së pari kemi pasur marrëveshje që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, në këtë drejtim është përgatitur një ligj që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, ka kaluar nëpër komisione, por është bllokuar sepse kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk e cakton seancën ku duhet të diskutohet për ndryshimet ligjore për këto çështje", thekson Trajanov.

Ai shtoi se nuk po zbatohen objektivat programore të LD për reformat në sistemin gjyqësor, si dhe për luftën kundër korrupsionit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR