• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trajanov: Fillimisht një ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhje dhe në fund ndryshime kushtetuese

Trajanov: Fillimisht një ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhje dhe në fund ndryshime kushtetuese

Shkup, 11 janar 2023 (MIA) – Fillimisht ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhje dhe në fund ndryshime kushtetuese, është qëndrimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sipas të cilit prioritet janë  ndryshime të kodit zgjedhor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme janë të pranueshme, por vetëm nëse partitë dalin me qëndrim të përcaktuar për ndryshimet kushtetuese.

Në emisionin e sontëm në televizionin 24, Trajanovi tha se qëndrimi i tij është që fillimisht të miratohen ndryshimet në kodin zgjedhor,  të cilat do të krijojnë kushte të barabarta për garë politike.

“Atje duhen ndryshime rrënjësore, nuk mundet në kodin zgjedhor të kenë përparësi sistematike katër parti politike, kohën për reklamë, fondet e kështu me radhë. Fillimisht, një ligj për një njësi zgjedhore, zgjidhje të cilat do të krijojnë kushte të barabarta për garë politike, pastaj zgjedhje, që do të thotë ndryshimin e Kushtetutës do ta linin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha ai.

Sipas tij, nëse duam që procesi i integrimit evropian të ecë shpejt, duhet fillimisht të mbahen zgjedhje.

“Nëse duan të lëvizë ai proces, le të mbahen zgjedhje dhe më pas le të formohet një qeveri e koalicionit të gjerë, dhe VMRO-DPMNE dhe LSDM, dhe partitë e tjera politike, përfshirë partitë politike shqiptare në mënyrë përkatëse le të përfaqësohen, si dhe të gjitha komunitetet  etnike në qeveri, si ajo qeveri, edhe ai parlament i sapozgjedhur, le ta  përshpejtojë procesin për integrime evropiane, nëse vendos ta ndryshojë Kushtetutën, le ta ndryshojë”, tha Trajanovi.

Sipas tij, asnjë koalicion nuk është bërë  dhe asnjë parti politike në strategjinë e saj për zgjedhje nuk ka theksuar  se do ta ndryshojë sërish Kushtetutën pa asnjë reciprocitet nga ana e Bullgarisë.

Në pyetjen nëse  si Lidhje Demokratike do ta mbështesin votimin eventual   të Qeverisë së re që duhej të sillet  pas 15 janarit, ai u përgjigj se do të koordinohet me partitë më të vogla politike.

“Për këtë do të kërkoj koordinim me partitë më të vogla politike, të biem dakord,  dhe do të nisemi nga interesat tona kombëtare, absolutisht nuk do të mbajmë llogari për partitë, individët, nëse është në interes kombëtar.  Unë do ta mbështes një qeveri të tillë, nëse 25 për qind të qeveria  i fitojnë partitë shqiptare. Por, nëse ka 10 apo 11 ministri që do t’i fitojnë partitë shqiptare, atëherë mendoj se do të hapet një problem i madh, do të krijohen pakënaqësi, tensione në shtet, sepse populli konstituiv, populli maqedonas, nuk do të  përfaqësohet në mënyrë përkatëse në pushtetin ekzekutiv, qeveria, e cila praktikisht është bartëse e të gjitha aktiviteteve në shtet”, tha Trajanovi. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR