• e shtunë, 05 tetor 2024

Trafiku për kamionë në ndërprerje, ndërsa për automjetet zhvillohet në një korsi në rrugën Dibër - Mavrovë

Trafiku për kamionë në ndërprerje, ndërsa për automjetet zhvillohet në një korsi në rrugën Dibër - Mavrovë

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Për shkak të një aksidenti në aksin rrugor Dibër - Mavrovë afër Urës  së Boshkovit, nga ora 15:30 është ndërprerë për automjetet transportuese, ndërsa për automjetet e udhëtarëve zhvillohet në një korsi, njofton Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

LAMM informon edhe se nga 15:05 është normalizuar trafiku në rrugën rajonale Prilep-Makedonski Brod, i cili paraprakisht ka qenë i ndërprerë për shkak të tymit të dendur nga zjarri.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR