Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, të gjitha rrugët janë të kalueshme
- Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende në rrugë të lagështa, të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme, njoftojnë NP "Rrugët e Maqedonisë".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:37, 20 shkurt, 2026
Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende në rrugë të lagështa, të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme, njoftojnë NP "Rrugët e Maqedonisë".
Nga atje shtojnë se në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut dhe apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Foto: Arkivi i MIA-s