• e premte, 27 dhjetor 2024

Total Enerxhi dhe Eni: Zbulim i rëndësishëm gazi në det të hapur në Bllokun 6 në Qipro

Total Enerxhi dhe Eni: Zbulim i rëndësishëm gazi në det të hapur në Bllokun 6 në Qipro
Paris, 22 gusht 2022 (MIA) – Total Enerxhi dhe Eni (operatori) kanë bërë një zbulim domethënës të gazit në pusin Kronos-1, që ndodhet në bllokun 6, në brigjet e Qipros. Ky zbulim vjen pas zbulimit të Kalipso-1 të bërë në të njëjtin bllok në vitin 2018, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi. I vendosur rreth 160 km në jugperëndim të bregut të Qipros, Kronos-1 hasi në disa intervale të rezervuarit të karbonatit me cilësi të mirë dhe konfirmoi një trashësi neto të gazit prej më shumë se 260 metra. “Ky sukses i pusit eksplorues Kronos-1 është një ilustrim i mëtejshëm i ndikimit të strategjisë sonë të kërkimit që fokusohet në kostot e ulëta teknike dhe burimet me emetim të ulët, në mënyrë që të kontribuojë në sigurinë e energjisë dhe të sigurojë burime shtesë për furnizimin me gaz në Evropë. ", tha Kevin MekLahlan, drejtor i kërkimit në Total Enerxhi. Shpimi i një pusi shtesë eksplorues në Bllokun 6 është planifikuar për të eksploruar burime të rëndësishme shtesë dhe për të vlerësuar mundësitë më të mira të zhvillimit. Total Enerxhi ka 50 për qind të aksioneve në bllokun 6, i cili operohet nga Eni (50 për qind). Në Qipro, Total Enerxhi është gjithashtu i pranishëm në blloqet detare 11 (50%, operator), 7 (50%, operator), 2 (20%), 3 (30%), 8 (40%) dhe 9 (20%). ls/

QËNDRONI TË LIDHUR