• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski: Vendimi i Qeverisë me të cilin u anuluan pesë urdhra të marra nga unë është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjet

Toshkovski: Vendimi i Qeverisë me të cilin u anuluan pesë urdhra të marra nga unë është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjet

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike, Pançe Toshkovski, konsideron se vendimi i djeshëm i Qeverisë me të cilin janë anuluar pesë urdhra të miratuara, siç thotë, nga ana ime, është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjet.

"Një nga pesë urdhrat e anuluar ka të bëjë me një punëtor në MPB i cili është drejtuar për të kryer detyrat e punës në shërbimet administrative në Novosellë, ku përballemi me mungesë të deficitit të personelit në fushën e dhënies së dokumenteve personale dhe me këtë vendim të Qeverisë praktikisht e vë në pikëpyetje funksionimin e kësaj njësie organizative, gjegjësisht dhënien e dokumenteve personale për qytetarët e kësaj komune, ka shkruar Toshkovski në Fejsbuk.

Katër urdhrat e tjerë, siç theksohet, i referohen këshilltarëve të kabinetit të tij, duke u dhënë atyre udhëzime specifike për veprim.

“Anulimi i tyre ndikon edhe në punën e Ministrisë në nivelin më të lartë, e cila në periudhën e ardhshme duhet të jetë garantues për realizimin e një procesi zgjedhor paqësor dhe demokratik”, qëndron në publikimin në Fejsbuk.

Qeveria në seancën e 10-të të djeshme si autoritet dytësor shpalli të pavlefshme pesë urdhra për rishpërndarje dhe shpërndarje të personelit në sektorët rajonalë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në Byronë e Sigurisë Publike, të miratuara nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sepse ishin nënshkruar vetëm nga njëra anë.

Shërbimi për Marrëdhënie me Opinionin i Qeverisë kumtoi se aktet janë shpallur të pavlefshme pas theksimit të zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev, se me nënshkrim të njëanshëm, vetëm nga ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski, janë miratuar pesë urdhra për rishpërndarje të personelit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR