• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski pret që për një muaj e gjysmë të përgatiten pasaportat për qytetarët që tanimë janë fotografuar

Toshkovski pret që për një muaj e gjysmë të përgatiten pasaportat për qytetarët që tanimë janë fotografuar

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në zgjedhje dhe jam i sigurt që do të formojë Qeveri edhe atë në mënyrë që në bazë të parimeve dhe vlerave të japë maksimumin nga vetja, tha ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski në “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Televizionin Kanal 5.

Në pyetjen nëse janë kusht amendamentet kushtetuese, ai thekson se të gjithë ambasadorëve në takime u ka thënë se dëshira e tij më e madhe është që Maqedonia të jetë pjesë e familjes evropiane.

"Vetëm një gjë që dua më shumë se ajo, vetëm popullin tim e dua më shumë sesa ta shoh Maqedoninë pjesë të familjes evropiane dhe nuk besoj se do të bënit diçka ndryshe nga unë”, deklaroi ndër të tjera ministri teknik i Punëve të Brendshme.

I pyetur nëse është i interesuar të mbetet në këtë pozitë, Toshkovski u përgjigj se mundësia për t'u ndihmuar njerëzve është edhe më e madhe.

Toshkovski edhe njëherë i ka bërë thirrje deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së që ta miratojnë Ligjin për pasaporta, dhe se personat nga "fela” tjera siç theksoi, të mos ndërhyjnë në ligj sepse këtu ka telashe për qytetarët.

Sipas tij, janë rreth 105 mijë qytetarë të fotografuar që nuk kanë marrë pasaporta, siç tha ai, ata që janë fotografuar nga sot, do t'i marrin pasaportat nëse dinamika shkon siç duhet, do t'i marrin për një muaj maksimumi një e gjysmë. Në këtë moment, njofton Toshkovski, në numrin aktiv të telefonit për caktimin e termineve për marrjen e dokumenteve të reja personale janë 75.000 termine të reja për fotografim. Ai gjithashtu shton se gjatë ditëve të kaluara është bërë ricaktimi për 56 mijë persona të tjerë të cilët paraprakisht kanë pasur termin për fotografim në qershor, korrik apo gusht.

Ai foli edhe për shqetësimet, siç tha ai, nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë për problemin e pasportave të cilat u theksuan në takimin e mbajtur nga Komiteti i dokumenteve të udhëtimit të Komisionit Evropian.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se ka kontroll në MPB, ministri teknik i Punëve të Brendshme theksoi se pozita e ministrit teknik është paksa e pakëndshme sepse, siç tha ai, firma ime është e lidhur me nënshkrimin e një zëvendësministri plotësues.

Sa i përket bashkëpunimit me Mitko Bojmacaliev, zëvendësministrin plotësues të Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Toshkovski thekson se është normale të bashkëpunojmë veçanërisht në një pozicion kur qëllimi ynë i parë dhe themelor duhet të jetë që të kemi zgjedhje të qeta dhe të drejta demokratike. Këtu duhet të jemi të përkushtuar dhe të fokusuar dhe jemi bashkë në të gjitha takimet që kemi pasur në periudhën e kaluar me të gjithë ambasadorët dhe përfaqësuesit e autorizuar të OSBE-së të ODIHR-it. Ata janë të ftuar në të gjitha takimet që i kam me të gjithë miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare, kabinetet komunikojnë dhe është vendim i tyre që të vijnë në një takim të caktuar me ambasadorë apo jo, tha Toshkovski. qa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR