• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski paralajmëron masa intensive për normalizimin e dhënies së dokumenteve personale

Toshkovski paralajmëron masa intensive për normalizimin e dhënies së dokumenteve personale

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në ditën e parë të mandatit të tij realizoi vizitë pune në Departamentin për çështje administrative Shkup në ndërtesën e TVM-së dhe pikën "Prolet" me qëllim të konstatohet menjëherë gjendja faktike lidhur me çështjen e dokumenteve personale. Toshkovski në njoftimin në Fejsbuk thekson se sërish është krijuar kaos në dhënien e dokumenteve personale. Toshkovski paralajmëroi masa intensive me qëllim që në një kohë të shkurtër të normalizohet puna dhe çdo qytetar të mund të marrë dokument në procedurë dinjitoze.

"Më vjen shumë keq që më duhet të konstatoj se gjendja me dhënien e dokumenteve personale nuk është ashtu siç e lamë, gjegjësisht në këto tre javë pasi u largova nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, në vend të një hapi përpara është krijuar sërish kaos, punojnë më pak sportele dhe është shtuar numri i njerëzve në pritje", theksoi Toshkovski në publikimin. 

Ministri njofton se brenda një kohe të shkurtër do të merren masa intensive në mënyrë që çdo qytetar të marrë dokumentin e tij në një procedurë dinjitoze.

"Ministria e Punëve të Brendshme është shërbim të qytetarëve dhe në këtë kontekst shërbimet administrative janë një nga fushat kyçe dhe për këtë arsye në periudhën në vijim do të marrim masa intensive për të normalizuar punën në një periudhë të shkurtër kohore dhe çdo qytetar do të mund ta marrë dokumentin e tij në procedurë dinjitoze dhe në afat të arsyeshëm", shkruan në postimin e tij në Fejsbuk ministri Toshkovski. qa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR