• e diel, 23 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Toshkovski paralajmëroi ndryshime në legjislacion me ndalesë për përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

Toshkovski paralajmëroi ndryshime në legjislacion me ndalesë për përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Qeveria ka për qëllim që plotësisht të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura. Shërbimet në kuadër të MPB-së janë përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit që do të bënte ndryshime në legjislacionin që rregullon këtë çështje. Kështu ka deklaruar sot për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Toshkovski theksoi se menjëherë me fillimin e hetimeve në lidhje me aksidentin në diskotekën e Koçanit, shërbimet në kuadër të Ministrisë janë ngarkuar që të gjejnë mënyrën e ndalimit të përdorimit të mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura.

Sipas tij, legjislacioni ekzistues që e rregullon atë çështje daton në vitet e 60-ta, kështu që, siç theksoi ai, do të miratohet një ligj krejtësisht i ri.

Për shkak të nevojës urgjente në rregullimin e kësaj çështjeje, ai tha se deri në miratimin e një ligji të ri, zgjidhja do të kërkohet me ndryshimin e neneve të legjislacionit ekzistues.

"Në të ardhmen do të vijojë ripërtëritje me një ligji të ri. I gjithë teksti ligjor që lidhet me ligjin në fjalë është drejt përfundimit, por tashmë për shkak të nevojës urgjente do të bëhen ndryshime direkte në disa nene të ligjit ekzistues, qoftë kjo nga Qeveria apo përmes një deputeti në Kuvend. Shërbimet janë duke punuar për projekt-amendamentet legjislative dhe ato do të vendosen në procedurë sa më shpejt që të jetë e mundur. Synimi i Qeverisë është që kurrë më të mos lejohet përdorimi i mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura", tha Toshovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR