• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski për TV Alsat: Do të bëjmë të gjithçka që t'u përgjigjemi nevojave të qytetarëve

Toshkovski për TV Alsat: Do të bëjmë të gjithçka që t'u përgjigjemi nevojave të qytetarëve

Shkup, 7 shkurt 2024 

Gjatë intervistsë së ditës së djeshme për Televizionin Alsat, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski foli për gjendjen në të cilën e ka gjetur ministrinë, sidomos në sferën e dhënies së dokumenteve personale, si dhe ka prezantuar disa nga masat që po ndërmerren për plotësimin e nevojave të qytetarëve.

“Pikën “Prolet” në thelb po e kthejmë në sistem, por jo siç ishte me katër fotografë dhe 10 stacione bazë për fotografimin e njerëzve. Po e kthejmë këtë pikë me 14 fotografë, policë të punësuar që do të kryejnë procesin në 14 stacione bazë. Nga dita e hënë po ju njoftoj gjithashtu se në pikën “Prolet” do të ketë dy turne, por vetëm me termine telefonike. Ajo që është bërë më parë nga katër persona, Stacioni Policor “Kisella Vodë” tani do të shtohet dhe do të kemi 28 individ të cilët do të kryejnë të njëjtin proces brenda një dite. Nëse më parë përafërsisht janë fotografuar 300 persona, ne duhet të arrijmë në numrin prej rreth 1800 personave të jenë të fotografuar, por në kuadër të sistemit”, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Për të lehtësuar procesin e dhënies së dokumenteve të reja të udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë dhe për të krijuar një sistem funksional, Toshkovski paralajmëroi hapjen e një pike tjetër, si dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe futjen e një turni të dytë në njërën prej pikave aktive ku do të krijohen kushte për këtë, si dhe për të rritur numrin e dokumenteve të reja të udhëtimit që do të lëshohen në të ardhmen.

“Ndjenja e çdo qytetari që nuk ka pasaportë me emrin e ri dhe nuk do të mund të sigurojë pasaportën deri më 12 shkurt dhe të mund të udhëtojë në një vend të caktuar, jam i sigurt se është sikur të jetë në paraburgim brenda këtij territori prej 26 mijë kilometrash katrorë.

Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta përshpejtuar procesin sa më shumë që të jetë e mundur. Ka pasur planifikim të keq të prokurimit dhe veçanërisht menaxhim të keq të procesit të dorëzimit, kështu që sot nuk ka një numër të mjaftueshëm të formularëve. Do të bëjmë gjithçka që të plotësojmë sa më shumë nevojat e qytetarëve. Ata do të shohin efektin në një kohë shumë të shkurtër.

Nga java e ardhshme stacionet bazë do të funksionojnë me kapacitet maksimal dhe qytetarët do të jenë të sigurt se po bëjmë të pamundërën në interes të tyre”, theksoi ministri Toshkovski.

Sektori për marrëdhënie me opiniomnin dhe protokoll

Ministria e Punëve të Brendshme

Foto: MPB

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR