• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski për rastin në "Keramidnicë": Qartë dhe me vendosmëri do të luftojmë kundër krimit

Toshkovski për rastin në

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Mirë është se nuk kemi gjendje të rrezikut për jetë të askujt në këtë moment, keq është se bandat kriminele edhe sot janë "të tërbuara", por, në mënyrë adekuate, me vendosmëri dhe me ashpërsi do t'u përgjigjemi të gjithë atyre që "e prishin" qetësinë e qytetarëve tanë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski lidhur me ngjarjen e sotme, ku një mjet shpërthyes është hedhur në një oborr në lagjen "Keramidnicë" në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në debatin "Platforma: 100% të përkushtuar për ty" me temë "Fokus në drejtësinë, sigurinë dhe mbrojtjen", Toshkovski potencoi se qartë dhe me vendosmëri do të luftojnë kundër krimit dhe kundër krimit të organizuar.

"Vrasje ka pasur dhe do të ketë, hedhje të bombave ka pasur dhe do të ketë, çështja është si shteti dhe institucionet do t'i përgjigjen kësaj", tha ministri.

Lidhur me çështjen nëse ka mundur t'u hyjnë në gjurmë sulmuesve, duke marrë parasysh se sulmi ka qenë i paralajmëruar në rrjetin social TikTok, ministri u përgjigj se do të veprojnë në kuadër të kapaciteteve që i kanë.

"MPB nuk mund të bëjë mrekulli, por mundet të punojë me nder, të përkushtuar dhe në mënyrë profesionale dhe në kuadër të asaj që është në kompetenca të Ministrisë, në pajtim me kapacitetet që i kemi, do të veprojmë. Nuk do të mbyllen sytë, siç janë mbyllur deri tani", tha ai.

Në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se një person është lënduar sot nga një mjet shpërthyes, i cili është hedhur në një oborr në lagjen "Keramidnicë", kumtoi MPB.

Sot në ora 19:20 në SPB Shkup u denoncua se në një oborr në lagjen 'Keramidnicë' në Shkup është hedhur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi u lëndua P.T., i cili u dërgua në SPQ "Shën Naumi i Ohrit", kumtoi MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR