• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Toshkovski: Për një sistem më funksional të "Safe city”, një mundësi e hapur për të përdorur përvojat e EBA-s

Toshkovski: Për një sistem më funksional të

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Në kuadër të vizitës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ministri Pançe Toshkovski realizoi takim pune edhe  në Departamentin e Menaxhimit të Trafikut, sistemin "Safe city” dhe Akademinë e Mbrojtjes Civile, informojnë nga MPB-ja. 

 

"Kam pasur një mundësi të shkëlqyer të shoh nga afër se si funksionon një sistem modern për një qytet më të sigurt, në të cilin zbatohen arritjet më të larta teknologjike si inteligjenca artificiale, dhe në funksion të sigurisë më të madhe, më pak krime, si dhe më pak viktima të aksidenteve të trafikut. Duke patur parasysh që jemi në fazën e zbatimit të një sistemi të tillë të ngjashëm në vendin tonë, një përfitim i veçantë do të jetë bashkëpunimi më i madh me MPB-në e  EBA-s, me qëllim të shfrytëzimit të eksperiencave që ata kanë fituar në këtë fushë", theksoi ministri Toshkovski.

 

Në Akademinë e Mbrojtjes Civile, ministri Toshkovski u njoh me objektet stërvitore që kanë në fushën e përballjes me zjarre, veçanërisht në fushën e trajnimeve të specializuara në situata të simuluara zjarri në objekte të ndryshme.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR