• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski: Një ish kryeministër dhe ish zëvendëskryeministër i parë pjesë e hetimit për Lotarinë Shtetërore

Toshkovski: Një ish kryeministër dhe ish zëvendëskryeministër i parë pjesë e hetimit për Lotarinë Shtetërore

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot pasdite në një konferencë për media njoftoi se një ish kryeministër dhe ish zëvendëskryeministër i parë janë pjesë e hetimit rreth aferës me krimin në Lotarinë Shtetërore. Janë përfshirë edhe një ish sekretar i përgjithshëm dhe nëpunës shtetërorë. Theksoi se sot në mëngjes duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike – Shkup janë kryer gjithnjë e më shumë bastisje dhe aktivitete. 

“Është vepruar pas kallëzimit penal i cili me datë 13.12.2024 nga ana e Departamentit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Departamenti për Hetimet Penale dhe Njësia e Korrupsionit kundër tetë personave fizik, njëri prej të cilëve njëri është ish kryeministër, tjetri ish zëvendës kryeministër, një është ish drejtor i një personi juridik dhe njëri ish sekretar i përgjithshëm, të tjerët janë nëpunës shtetërorë, të cilët punojnë në kuadër të një prej personave juridikë. Në këtë fazë ekziston dyshimi se kanë kryer shumë vepra penale, të cilat në fund kanë sjellë dëme më të mëdha në buxhetin e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Toshkovski.

Shumë mirë e di publiku se kush janë ata dy persona, tha Toshkovski. Unë do të dërgoja thirrje publike, nga një prej atyre dy personave të cilët gjatë ditës së djeshme tha se vullnetarisht do të kthehet në Maqedoni, unë dua t’i besoj, tha se është i pastër si loti, përsëri dua t’i besoj, ja publikisht bëj thirrje që i njëjti të kthehet në Maqedoni, nëse nuk është kthyer, dhe tu mundësojë institucioneve që në mënyrë adekuate ta bëjnë këtë procedurë”, tha Toshkovski. 

Gjatë bastisjeve te një prej tyre janë gjetur të holla në vlerë prej 40.000 euro, ndërsa te i dyshuari i dytë rreth 20.000 euro, përderisa dy nga personat nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski nuk i publikoi emrat, sepse ky rast është në fazën e hershme. Është kryer bastisje te personat. I pyetur për ish zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi se është jashtë shtetit, Toshkovski me përgjigje se personi ka dalë jashtë shtetit, ndërsa siç thotë “dua ta informoj publikun se janë kryer lëshime nga ana e policisë kufitare, po bëhet hetim për momentin”. 

Ish zëvendëskryeministri Grubi, i cili para pak kohësh ishte vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të akuzave për korrupsion të madh, mbrëmë vonë në Fejbuk njoftoi se është jashtë shtetit për vizitë private. 

“Sot udhëtova për vizitë private. Ju lutem, mos trilloni dhe spekuloni. Rregullisht udhëtova me dokumentet e mia të udhëtimit dhe për këtë është njoftuar edhe sigurimi im personal policor”, shkroi Grubi në publikim.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së më 9 dhjetor njoftoi se vendos sanksione kundër ish zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të "përfshirjes së tyre në korrupsion të madh". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR