• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski: Ne jemi një popull që dëshiron të jemi miq me të gjithë, popull që meriton respekt dhe dinjitet

Toshkovski: Ne jemi një popull që dëshiron të jemi miq me të gjithë, popull që meriton respekt dhe dinjitet

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot, me rastin e Ilindenit mbajti fjalim para qytetarëve dhe delegacioneve të pranishëm në Smilevën historike, ku siç tha, ilindenasit para 121 viteve e sollën flakën e lirisë. 

"Sot në këtë ditë të shenjtë – 2 Gushti, në ditën e Ilindenit tonë të madh, u mblodhëm në Smilevë, në zemër të luftës revolucionare maqedonase.  Pikërisht këtu, 121 vjet më parë, të parët tanë trima e sollën flakën e lirisë dhe ndezën shkëndijën e Kryengritjes së Ilindenit", tha Toshkovski.

Ne jemi një popull që duam të jemi miq me të gjithë, por në të njëjtën kohë, duam dhe meritojmë respekt dhe dinjitet.  Erdhi koha, thotë Toshkovski, të vazhdojmë luftën tonë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme.

"Ata treguan se një popull i vogël por krenar mund t'i rezistojë qeverisë tiranike dhe të luftojë për lirinë dhe pavarësinë e tij. Populli maqedonas është një popull me histori të madhe, por edhe me të ardhme të madhe. Ne jemi një popull që duam të jemi miq me të gjithë, por në të njëjtën kohë, duam dhe meritojmë respekt dhe dinjitet. E përjetshme qoftë Maqedonia, Gëzuat festën", tha Toshkovski. sa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR