• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski: Nënshkruhet protokoll për vendkalime të përbashkëta me Kosovën, jemi një hap më afër implementimit të konceptit “One Stop Shop”

Toshkovski: Nënshkruhet protokoll për vendkalime të përbashkëta me Kosovën, jemi një hap më afër implementimit të konceptit “One Stop Shop”

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës e cila u mbajt në Prishtinë. Në këtë mbledhje u nënshkrua protokolli për zbatimin e Marrëveshjes për vendkalimet e përbashkëta kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë - Glloboçicë.

“Me këtë është hedhur një hap tjetër domethënës në zbatimin e plotë të konceptit “One Stop Shop” i cili do të mundësojë qarkullim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas të udhëtarëve dhe mallrave. Ky sistem do të shkurtojë kohën e pritjes në kufi dhe do të kontribuojë për një lidhje më të mirë dhe lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona”, tha ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski në kuadër të kësaj mbledhje ka pasur mundësi të realizojë bisedë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ku u bisedua për hapat e ardhshëm konkret të nevojshëm për implementimin e "One Stop Shop" në këto vendkalime kufitare. rq/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR