• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski në vizitë të seksionit për personalizim të dokumenteve personale

Toshkovski në vizitë të seksionit për personalizim të dokumenteve personale

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ditën e sotme të punës e filloi me vizitën e Seksionit për Personalizim të Dokumenteve Personale në kuadër të Departamnetit për Informatikë dhe Telekomunikime të MPB-së ku prodhohen dokumentet personale.

 

Siç informojnë nga MPB-ja, nga ana e udhëheqësisë dhe të punësuarve në këtë njësit organizativ ai u njoftua për tërë procesin e prodhimit të dokumenteve personale dhe u bisedua për ndërmarrjen e disa masave dhe aktiviteteve në drejtim të përmirësimit të këtij procesi si dhe rritjen e kapacitetit të prodhimit dhe të dorëzimit të dokumenteve.

"Ministri Toshkovski shprehu falenderimin e tij ndaj këtyre njerëzve të cilët edhe përskaj faktit se çdo ditë ballafaqohen me probleme të ndryshme, realisht bëjnë përpjekje maksimale që ky proces të ecë në mënyrë të vazhdueshme dhe me kapacitet të plotë", thuhet në kumtesën e sotme nga Ministria e Punëve të Brendshme. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR