• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski për vizitë të Departamentit për ekzaminime forenzike pranë MPB-së

Toshkovski për vizitë të Departamentit për ekzaminime forenzike pranë MPB-së

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ishte në vizitë të Departamentit për Ekzaminime Forenzike pranë MPB-së i cili para pak kohe është me godinë të re e cila ishte e ndërtuar në bazë të standardeve më të reja ndërkombëtare, kurse me përkrahje të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës Toshkovski realizoi takim pune me kryeshefen e Departamentit e cila e prezantoi strukturën e këtij njësiti organizativ dhe shpjegoi problemet me të cilat ballafaqohen nga aspekti i prokurimit të mjeteve adekuate materiao-teknike me të cilat një kohë më të gjatë nuk janë blerë dhe të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e godinës së re, përkatësisht për transferimin e plotë të laboratorëve të cilët për momentin ende gjenden në objektin e vjetër.

Siç thuhet në kumtesë, ministri Toshkovski së bashku me kryeshefen i vizitoi edhe njësitë e ndryshme të cilat funksionojnë në kuadër të këtij Departamenti dhe përmes komunikimit të drejtpërdrejt me të punësuarit u informua për punën e tyre. bsh/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR