• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski në terren së bashku me nëpunësit policorë të cilët kujdesen për sigurinë në kryeqytet: Për një javë nga liria janë privuar 67 persona

Toshkovski në terren së bashku me nëpunësit policorë të cilët kujdesen për sigurinë në kryeqytet: Për një javë nga liria janë privuar 67 persona

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje ka vizituar postblloqet e policëve pjesëmarrës në aksionin operativ me prezencë të shtuar të policisë për Shkupin për një qytet të sigurt, si dhe ka vizituar edhe sistemin e monitorimit “Safe city”, në kuadër të aksionit operativ për luftë të pa kompromis kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit dhe prishjes të rendit dhe qetësisë publike, si në qytetin e Shkupit ashtu edhe në mbarë vendin, informuan sot nga MPB.

Ministri Toshkovski edhe një herë theksoi se askush nuk ka të drejtë të prishë qetësinë e qytetarëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shkelje në komunikacion, tregti ilegale me drogë dhe armë, vandalizëm etj. Ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe të gjithë ata që e shkelin do të bartin pasojat për veprimet e tyre.

Q"Në kuadër të aksionit për rivendosjen e sigurisë në qytetin e Shkupit, nga fillimi i tij më 24.08 deri më 01.09.2024, nëpunësit policorë, në kuadër të kompetencave të tyre, kanë kontrolluar 987 persona, 452 automjete dhe motoçikleta. Gjatë këtij aksioni, nga liria janë privuar 67 persona,prej tyre 40 persona sipas nenit 215 të Kodit Penal. Katër persona janë arrestuar për shkelje të Ligjit për armët. Nëpunësit policorë gjetën dhe ndaluan shtatë persona të shpallur në kërkim me urdhër dhe shtatë persona në kërkim për nene të tjera të Kodit Penal...", thuhet në kumtesën e MPB-së

Ministri Toshkovski me nëpunësit policorë ka biseduar edhe për problemet me të cilat ballafaqohen në terren, siç është mungesa e mjeteve materiale dhe teknike, dhe i informoi se udhëheqësia e Ministrisë është duke punuar intensivisht në krijimin e kushteve për sigurimin e të gjitha resurseve të nevojshme, si p.sh. uniforma të reja, automjete për efikasitet dhe siguri për të të gjithë qytetarëve. bsh/

Foto: MPB

Foto dhe video MPB

QËNDRONI TË LIDHUR