Toshkovski në takim me ambasadorin bullgar Radukov dërgoi ftesë deri tek kolegu i tij bullgar Mitov që ta vizitojë Maqedoninë
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi vizitë pune me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Zhelasko Radukov, kumtoi MPB-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 13:26, 28 shkurt, 2025

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi vizitë pune me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Zhelasko Radukov, kumtoi MPB-ja.
Në takim u fol për planet dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit policor përmes nënshkrimit të Planit për veprim ose të programit për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive. Në plan do të rishikohen aktivitetet e planifikuara dhe tashmë të filluara dhe planifikohet fillimi i të rejave.
Ministri Toshkovski përmes këtij takimi e ftoi ministrin e sapoemëruar bullgar të Punëve të Brendshme, Daniell Mitov në vizitë zyrtare të Maqedonisë dhe MPB-së, një takim që do të kishte domethënie të fuqishme të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
"Të dyja palët shprehën qëndrimin e përbashkët se është e një rëndësie thelbësore që të vazhdohet të punohet në bashkëpunimin kufitar dhe të sigurisë, një marrëdhënie që do të kontribuojë edhe në tejkalimin e sfidave që ekzistojnë ndërmjet dy palëve", kumtoi MPB-ja rq/
Foto: MPB