• e mërkurë, 21 janar 2026

Toshkovski në Bruksel në Konferencën e Aleancës globale për luftë kundër kontrabandës me emigrantë

Toshkovski në Bruksel në Konferencën e Aleancës globale për luftë kundër kontrabandës me emigrantë

Bruksel, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Bruksel merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Luftë kundër Kontrabandës me Emigrantë. 

Në konferencë do të shqyrtohen trendet kyçe në migrimin jo të rregullt dhe kontrabandës me emigrantë, siç janë mënyra e punës së kontrabandistëve, përfshirë edhe në lidhje me organizimin e emigrimit jo të rregullt në rrugë ajrore, dhe do të identifikohen strategji për përballje me këto sfida përmes bashkëpunimit të fuqishëm operativ dhe bashkëpunimit gjyqësor dhe shkëmbim të përmirësuar të informacioneve. 

Tubimi ka për qëllim ta tejkalojë hendekun ndërmjet partneriteteve globale, tematike dhe rajonale dhe procese dhe nisma të tjera, me qëllim që të identifikohen praktika të mira që mund t’i përmirësojnë sinergjitë dhe ta nxisin bashkëpunimin. 

Në kuadër të konferencës do të mbahen edhe tri sesione tematike të përqendruara në parandalim, përgjigje dhe alternativat e migrimit jo të rregullt. 

Në konferencë fjalime të tyre do të kenë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe eurokomisari për punë të brendshme dhe migrim Magnus Bruner. 

Në mesin e pjesëmarrësve në takim do të jenë përfaqësues qeveritarë nga vendet e Evropës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës Qendrore, përfshirë ministrat e punëve të brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu, të Belgjikës, Bernard Quintan, të Serbisë, Ivica Daciq dhe të Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, shefja e diplomacisë britanike, Ivet Kuper, ministren delegate në MPB-në franceze, Mari Pjer Vris, sekretarin shtetëror në MPB-në gjermane, Kristof de Vris, nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Hena Virkunen, komisioneren evropiane për Shërbimet Financiare dhe Investimet, Maria Luisa Albukerki, komisionerin evropian për Partneritetet Ndërkombëtare, Josef Sikela, drejtorin ekzekutiv të Fronteks, Hans Lajtens, drejtoreshën ekzekutive të Europol, Katerina De Bole dhe përfaqësues të tjerë të lartë të agjencive evropiane dhe organizatave ndërkombëtare. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR