• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski: MPB me të gjitha resurset në dispozicion do të fillojë një luftë pa kompromis kundër tregtisë ilegale të drogës

Toshkovski: MPB me të gjitha resurset në dispozicion do të fillojë një luftë pa kompromis kundër tregtisë ilegale të drogës

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëron luftë të pakompromis kundër tregtisë ilegale të drogës.

"Në periudhën e kaluar kam folur në disa raste për disponueshmërinë e drogës në rrugët dhe qytetet tona, e cila vitet e fundit ka arritur një nivel alarmant. Unë premtova se MPB me të gjitha mjetet në dispozicion do të fillojë një luftë të pakompromis kundër tregtisë ilegale të drogës dhe në këtë kontekst nuk do të ndalemi derisa të pastrohet rruga e fundit nga kjo e keqe", publikoi Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në nivel operativ, thekson Toshkovski, janë dhënë udhëzime dhe janë bërë plane për veprime që do të intensifikohen në periudhën e ardhshme.

"Vetëm në këto dy ditë policia në një sërë aksionesh operative në disa qytete arrestoi disa persona për tregti me drogë. Arrest në Çair dhe Koçan, kontrolle në disa lokacione në të gjithë vendin. Janë gjetur marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, para, peshore dixhitale. Rastet janë duke u zbardhur dhe pas dokumentimit të plotë do të pasojnë parashtresat përkatëse", thotë Toshkovski.

Toshkovski po ashtu thekson se nuk do të ketë falje për këdo që merret me krim të tillë apo çfarëdo lloj krimi. - Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë", thotë Toshkovski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR