• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski: MPB do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj secilit, i cili me qëllim shkakton zjarre

Toshkovski: MPB do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj secilit, i cili me qëllim shkakton zjarre

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi se MPB-ja do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj secilit person, i cili me qëllim ka shkaktuar zjarre dhe e ka rrezikuar sigurinë dhe jetët e qytetarëve tanë.

"Në këto momente të vështira, kur ballafaqohemi me zjarre katastrofike, edhe një herë apeloj deri te të gjithë qytetarët të veprojnë me ndërgjegje dhe me përgjegjësi, të shmangin aktivitete të cilat mund të shkaktojnë zjarre dhe të paraqesin aktivitete të dyshimta. Njëheri, dëshiroj të potencoj se MPB-ja do të ndërmerr masa të ashpra ndaj secilit, i cili me qëllim shkakton zjarre dhe e rrezikon sigurinë dhe jetët e qytetarëve tanë", ka shkruar Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai në rrjetet sociale ndan edhe publikim nga MPB-ja për një burrë të arrestuar nga rrethina e Radovishit, pasi me qëllim ka shkaktuar zjarr.

Publikimi i ministrit Toshkovski vijon pas akuzave nga LSDM-ja se gjendja me zjarret në Maqedoni është alarmante dhe brengosëse dhe se Qeveria e Mickoskit dhe institucionet nën kompetenca të saj dështojnë në ballafaqimin me stuhinë e zjarrit.

"Ekzistojnë indikacione se një pjesë e zjarreve ndoshta janë shkaktuar me qëllim. Por deri tani nuk ka informata të tilla nga MPB-ja. pse askush nuk u arrestua? Pse asnjë rast nuk u ndriçua? Toshkovski tregoi paaftësi që ta koordinojë aktivitetin e Komitetit drejtues për sistemin për menaxhim me kriza. Kërkojmë urgjentisht Mickoski ta ndërrojë Toshkovskin dhe të emërojë përgjegjës të ri për koordinimin e sistemit për menaxhim me kriza", tha në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR