• e enjte, 26 dhjetor 2024

Toshkovski: MPB dhe KRSKRR-ja janë shembull për bashkëpunim të shkëlqyeshëm i cili rezulton me siguri më të madhe në trafik

Toshkovski: MPB dhe KRSKRR-ja janë shembull për bashkëpunim të shkëlqyeshëm i cili rezulton me siguri më të madhe në trafik

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka realizuar takim pune me kryetaren e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska.

Siç bëri të ditur MPB, në takim u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy institucioneve, e bazuar në qëllimin parësor-përmirësimin e sigurisë në trafik.

Ministri Toshkovski ka theksuar se MPB dhe KRSKRR janë shembull pozitiv i dy institucioneve partner i të cilit krijon rezultate pozitive si siguria e rritur e pjesëmarrësve në komunikacion.

"Kemi shqyrtuar mundësitë në të cilat KRSKRR-ja është e obliguar me ligj të japë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të saj në mbështetje të rritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe të gjithë pjesëmarrësve të në trafik. Gjithashtu specifikuam fushatat e planifikuara që KRSKRR-së i realizon vazhdimisht në bashkëpunim me Ministrinë, veçanërisht me departamentet e parandalimit, duke mbuluar të gjitha aspektet e pjesëmarrjes së sigurt në trafik, si përdorimi i nevojshëm i rripit të sigurimit, drejtimi me shpejtësi në bazë të rregullave në trafik, obligimi për mospërdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit dhe të tjera", ka thënë Toshkovski.

Ministri theksoi se për momentin aktive është fushata e përbashkët "Vozit i çlodhur", e cila sidomos në verë, i edukon ngasësist e automjeteve që shkojnë me pushime apo kalojnë nëpër vendin tonë se ngasja në distanca të gjata duhet të shoqërohet me një pushim të nevojshëm 10-15 minuta çdo tre orë, me qëllim arritjen e sigurt në destinacionin e dëshiruar.

"Për këtë fushatë KRSKRR-ja ka bashkëpunuar edhe me Agjencinë e Serbisë për Siguri në Komunikacion dhe janë planifikuar aktivitete konkrete në të cilat është e përfshirë edhe Ministria e Punëve të Brendshme", tha ministri Toshkovski. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR