• e martë, 26 nëntor 2024

Toshkovski: Me Emiratet e Bashkuara Arabe është dakorduar njohja reciproke e patentë shoferëve

Toshkovski: Me Emiratet e Bashkuara Arabe është dakorduar njohja reciproke e patentë shoferëve

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili nga 24 deri më 27 nëntor me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme është për vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dabi, në takim zyrtar me ministrin e Punëve të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Saif bin Zajed Al Nahjan, nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shteteve.

“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët i lirojnë  aplikantët për zëvendësim të patentës së shoferit nga testet teorike dhe praktike dhe nevoja për të dhënë provim  në shtetin  tjetër në kategoritë A, B dhe BE. Për më shumë se një mijë qytetarë maqedonas që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo do të thotë ulje e ndjeshme e shpenzimeve. Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në siguri dhe luftën kundër terrorizmit hap një hapësirë ​​të madhe bashkëpunimi për shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe parandalimin e krimeve në spektrin nga terrorizmi përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit deri në parandalimin e trafikimit të njerëzve dhe migrantëve “, theksoi në takim ministri Toshkovski.

Në takim, ministri Toshkovski kërkoi që të shqyrtohet mundësia e heqjes së  vizave për qytetarët e Maqedonisë për Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zhvillimit më intensiv të bashkëpunimit turistik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve tona.

Gjithashtu, delegacioni i MPB-së vizitoi Departamentin e Lumturisë, Departamentin e Inovacionit dhe Drejtorinë e Operacioneve të MPB-së së Emirateve të Bashkuara Arabe, ku u njoh menjëherë me punën e tyre dhe zgjidhjet novatore që kanë zbatuar, duke u udhëhequr mbi të gjitha nga nevojat e qytetarëve dhe kënaqësia e tyre me shërbimet e ofruara nga Ministria.

Ky ëshët takimi i parë zyrtar në niel të ministrave të Punëve të Brendshme që nga pavarësia, ndërsa është me qëllim avancimi i bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve dhe migrantëve. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR