• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski: Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e përbashkët në luftë kundër kontrabandës së migrantëve

Toshkovski: Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e përbashkët në luftë kundër kontrabandës së migrantëve

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Vendi ynë është i përfshirë sistematikisht në procesin e gjetjes së përgjigjes në kuadër të qasjes globale evropiane për trajtimin e migrimeve të rregullta dhe të parregullta, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim të përbashkët në luftën kundër kontrabandës së migrantëve”, tha ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në fjalimin e tij në konferencën ministrore të Procesit Bërdo të Kranjës, Republika e Sllovenisë, kumtoi MPB.

Toshkovski, i cili tani dy ditë po merr pjesë në Konferencën ministrore në Kranjë, siç informojnë nga MPB,  në margjinat e konferencës realizoi takim dypalësh me ministrin e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Boshtan Poklukar, ku u biseduan për disa çështje me interes të përbashkët për dy vendet tona.

"I kërkova ministrit Poklukar vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit për njësitë e helikopterëve dhe theksova gjithashtu nevojën e intensifikimit të procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve. Në fund, falënderova për mirëkuptimin që ka Sllovenia për problemin e dokumenteve të udhëtimit, si dhe për mbështetjen e fuqishme që na jep në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi ministri Toshkovski. sa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR