Toshkovski: Maqedonia nuk është krijesë e rastësishme, por rezultat i luftës shekullore
- Sot nuk jemi këtu që të përkujtohemi në të kaluarën si diçka të humbur, por të inspirohemi prej saj. Ta shndërrojmë sakrifikimin e paraardhësve tanë në fuqi që na çon përpara. Sot nga Tërnova, dërgojmë porosi të vetbesimit, se jemi të bashkuar, se mundemi, se dëshirojmë. Jo që të jemi kundër dikujt, për që të jemi për vete, për Maqedoninë, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në takimin tradicional me rastin e Ilindenit, që mbahet në fshatin Tërnovë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:41, 2 gusht, 2025
Manastir/Tërnovë, 2 gusht 2025 (MIA) - Sot nuk jemi këtu që të përkujtohemi në të kaluarën si diçka të humbur, por të inspirohemi prej saj. Ta shndërrojmë sakrifikimin e paraardhësve tanë në fuqi që na çon përpara. Sot nga Tërnova, dërgojmë porosi të vetbesimit, se jemi të bashkuar, se mundemi, se dëshirojmë. Jo që të jemi kundër dikujt, për që të jemi për vete, për Maqedoninë, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në takimin tradicional me rastin e Ilindenit, që mbahet në fshatin Tërnovë.
Në tubimin popullor, në kishën Shën Mëria, ministri Toshkovski tha se shteti nuk është krijesë e rastësishme, por rezultat i luftës shekullore.
"Çdo popull ka ditë në vit kur jo vetëm se feston, por tubohet kokëlartë, e përqafon atdheun me krenari dhe i premton vetes se nuk do të heqë dorë, as nga rrënjët, as nga emri, as nga nderi . Për ne maqedonasit, kjo ditë është Ilindeni. Të tubuar këtu në Tërnovë, ne jemi dëshmi se Maqedonia nuk është krijesë e rastësishme, por rezultat i luftës shekullore, i gjakut të derdhur dhe besimit të palëkundur të një populli që të jetë vetvetja", tha Toshkovski.
Toshkovski potencoi se "Ilindeni është shumë më tepër se një ngjarje historike, se ky është themeli mbi të cilin u ndërtua shtetësia e jonë". bsh/
Foto: VMRO-DPMNE