• e hënë, 24 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Toshkovski: Më e rëndësishme nga të gjitha është që të tregohet përgjegjësi përmes veprimit

Toshkovski: Më e rëndësishme nga të gjitha është që të tregohet përgjegjësi përmes veprimit

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me Prokurorinë Publike kompetente, e ka përfunduar fazën e parë të hetimeve për zjarrin që përfshiu diskotekën "Puls" në Koçan. Ndaj 34 personave fizikë dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa një person dyshohet se ka pranuar ryshfet, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në konferencën e sotme për shtyp në MPB, Toshkovski tha se kjo tragjedi kërkon mobilizimin e plotë të institucioneve.

"Kjo tragjedi bën thirrje për mobilizim të plotë të të gjitha institucioneve. MPB-ja i ka aktivizuar kapacitetet e saj, që nga sigurimi i vendit të ngjarjes, evakuimi i të lënduarve, rregullimi i trafikut e deri te mbështetja logjistike për transportin dhe trajtimin e tyre. Mbi 250 u transportuan shpejt dhe me siguri nëpër spitale, dhe mbi njëqind jashtë shtetit. Menjëherë janë përgatitur dokumentet e emergjencës së udhëtimit për të lënduarit dhe të afërmit e tyre", tha ai.

Ai shprehu mirënjohjen për të gjitha institucionet dhe të gjithë ata që morën pjesë në këto përpjekje dhe tha: "Maqedonia duhet ta fitojë betejën kundër korrupsionit sistemik që mori 59 jetë të rinjsh".

Ai theksoi se në këto momente më e rëndësishmja është të tregohet përgjegjësi përmes veprimit.

"Unë e ndjej përgjegjësinë time morale thellë dhe sinqerisht, por besoj se në këto momente është më e rëndësishme të tregosh përgjegjësi përmes veprimit. Ndaj, mbetem këtu me të njëjtën vendosmëri dhe përkushtim, për ta luftuar këtë betejë, por deri në fund. Dhe një e ardhme kur të vijë dita që karriera ime politike të përfundojë ashtu siç ka filluar, me dashuri dhe besnikëri ndaj shtetit, ndaj qytetarëve dhe ndaj këtyre jetëve të reja të pafajshme, me shembull, virtyt dhe ndershmëri dhe besoj se kjo do të njihet me veprat që lëmë pas", theksoi Toshkovski.

Prokurori Publik i shtetit, Lupço Kocevski më herët ka deklaruar se me përfundimin e hetimeve do të zbardhen të gjitha rrethanat dhe faktet lidhur me shkakun e zjarrit, kush e shkaktoi atë, mënyrën e shkaktimit të tij dhe cili mjet piroteknik është përdorur. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR