• e premte, 27 dhjetor 2024

Toshkovski- Loson: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm në nivel profesional dhe përkrahje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Toshkovski- Loson: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm në nivel profesional dhe përkrahje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson.

Në takim, ministri Toshkovski shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar si për vendin tonë ashtu edhe për Ministrinë në fushën e sigurisë, veçanërisht për donacionin e fundit të dronëve që do të përdoren nga policia kufitare për sigurimin e kufijve tanë.

Ministri Toshkovski shpjegoi prioritetet e Qeverisë së re dhe përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, planin për riorganizimin e shërbimeve administrative në një sistem të suksesshëm shërbimi për qytetarët, planin për përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm të policisë përmes sistematizimit të ri, krijimi i një sistemi të trajnimit të vazhdueshëm dhe digjitalizimi i një numri të madh procesesh në ministri.

"Bashkëpunimi policor është në një nivel të lartë profesional, që nënkupton një shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të njohurive operacionale, pra veprim të rregullt ndaj kërkesave të dërguara nga të dy vendet për lloje të ndryshme kontrollesh në të gjitha format e krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, krimeve të ndërlidhura me migracionin e  kundërligjshëm, tregtinë me drogë dhe armë, dhe tendenca jonë është vetëm avancojmë këtë”, theksoi ministri Toshkovski.

Ambasadori Metju Loson e përgëzoi ministrin për angazhimin e Qeverisë së re në tërësi, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga partnerët më të mëdhenj të vendit tonë si në planin operacional ashtu edhe atë strategjik. Nga ana e tij, migracioni i paligjshëm u theksua si një problem i rëndësishëm me të cilin po përballen të dyja vendet dhe theksoi se mund të llogarisim në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në të ardhmen për përballimin e tij.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR