• e martë, 24 dhjetor 2024

Toshkovski: Janë arrestuar 17 persona të lidhur me përdhosjen e simboleve nacionale, bëj thirrje ta respektojmë ligjin dhe njëri-tjetrin

Toshkovski: Janë arrestuar 17 persona të lidhur me përdhosjen e simboleve nacionale, bëj thirrje ta respektojmë ligjin dhe njëri-tjetrin

Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në konferencën e sotme për shtyp informoi për serinë e incidenteve lidhur me përdhosjen e simboleve nacionale në të cilat gjithsej 17 persona, mes të cilëve edhe të mitur, janë privuar nga liria në qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se sipas informatave nga shërbimet e sigurisë, nuk ka pasur indikacione për incidente të mundshme, ndërkaq lidhur me kërkesën për dorëheqje dhe interpelancë nga BDI-ja, Toshkovski u përgjigj se është legjitime ata të kërkojnë dorëheqje të ndonjë anëtarëi të qeverisë.

Sipas informatave që i ndau në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës tek Njësia për polici intervente, përfundimisht me sot, gjithsej të privuar nga liria lidhur me ngjarjet penale-juridike me prëdhosjen e simboleve nacionale janë 17 persona, sisa prej tyre të mitur.

"Katër të mitur në Shkup janë privuar nga liria dje. Dy të lidhur me ngjarjen penale juridike ku griset flamuri maqeodnas, të njejtët e ndihmojnë kryesin. për ta do të pasojë procedurë adekuate. Dhe dy të mitur, lidhur me ngjarjen në të cilën hiqet flamuri nga shtiza dhe digjet", tha ministri.

Shtoi se tre persona gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria në prilep, të cilët e përdhosin flamurin kombëtar shqiptar. Njëri prej tyre, siç theksoi ministri, është i mitur, dy janë të rritur. Sipas informatave që i ndau ministri, është arrestuar edhe një person në Kumanovë i cili e ka hequr simbolin nacional të Serbisë nga konsullata e nderit e Serbisë. BËhet fjalë për një të mitur ndaj të cilit, gjithashtu, do të ndërmerren veprime. Gjatë ditës së djeshme, siç shtoi, është mbyllur një ngjarje në kuadër të SPB Ohër, përkatësisht NJPB Kërçovë, kur një person heqë edhe flamurin maqeodnas edhe atë shqiptar nga shtiza.

Minsitri bëri thirrje të mos lejohet më tutje të ndodhin ngjarje të këtilla.

Lidhur me pyetjen nëse një polic gjatë ngjarjeve është vërejtur se si e hedhë flamurin, ai u përjgigj se MPB do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të kompetencave të veta dhe lidhur me personin e lëndës sepse është nëpunës policor.

I pyetur nëse nga shërbimet e sigurisë kishte marrë informata për incidente të mundshme lidhur me festimet e Ditës së alëfabetit shqip dhe Ditës së flamurit shqiptar, u përgjigj se nuk ka pasur indikacione.

Lidhur me pyetjen se si e vlerëson gjendjen momentale të sigurisë duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit, minsitri u përgjigjh se jemi, siç tha, "absolutisht të sigurt".

Lidhur me kërkesën për dorëheqje dhe interpelancë nga BDI-ja, ministri tha se është legjitime ata të kërkojnë dorëheqje të ndonjë anëtari të qeverisë.

Ministri sot informoi edhe për vjedhjen e djeshme që ndodhi në një hapësirë afariste në qendër të Shkupit, me ç'rast theksoi se rasti është zbardhur.

Lidhur me të arrestuarit në rastin me drogln e gjetur në Veles, përkatësisht nëse ata janë të lidhur me ndonjë grup ndërkombëtar, ministri u përjgigj se ekzistojnë indikacione, por, siç tha "në këtë moment më mirë është t'ua lë atyre informatave që janë paraqitur në opinion". ab/

Fotо:МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR